Së fundmi një ekip kërkimi nga Bochum i Ruhr-Universitetit në Gjermani ka realizuar një studim të ri i cili ka ardhur në përfundim se materialistët kanë më shumë miq në
Facebook sesa
njerëzit që janë më pak të interesuar për gjërat materiale. Sipas ekspertëve këta njerëz i shohin miqtë e tyre në
Facebook si “objekte digjitale” dhe për këtë arsye
përdorin këtë media
sociale më shpesh.
Studimi, i botuar në Heliyon, gjithashtu zbuloi se materialistët kanë një nevojë më të madhe për t’u krahasuar me të tjerët dhe mediat
sociale i ndihmojnë shumë ata.
“
Njerëzit materialistë
përdorin Facebook më shpesh, sepse ata synojnë të objektivizojnë miqtë e tyre në
Facebook, ftojnë miq të ndryshëm në
Facebook për të rritur posedimin e tyre.
Facebook ofron platformën e përkryer për krahasime
sociale, me miliona profile dhe informacione rreth njerëzve. Dhe është falas , pikërisht materialistët i duan gjërat që nuk kushtojnë para”, tha Phillip Ozimek.
Ozimek dhe ekipi i tij i kërkuesve i mblodhën të dhënat e tyre përmes një pyetësori online të kryer në 242 përdorues të
Facebook. Aty kanë kërkuar që këta përdorues të plotësonin një pyetësor ku duhet të thonin se sa shumë ishin dakord me një seri deklaratash që pasqyronin nivelet e tyre të aktivitetit në
Facebook dhe nivelet e tyre të materializmit, si: “jeta ime do të ishte më mirë nëse do të kisha në zotërim gjëra të caktuara që nuk i kam” dhe ” shumë miq të
Facebook kontribuojnë në më shumë sukses në jetën time personale dhe profesionale”.
Ata zbuluan se kishte lidhje të forta mes niveleve të larta të materializmit dhe aktivitetit intensiv të
Facebook. Për të shpjeguar rezultatet e tyre, shkencëtarët zhvilluan The Social Self-Regulation Theory, e cila thotë se
njerëzit përdorin mediat
sociale si një mjet për të monitoruar dhe arritur qëllimet e tyre. Për
njerëzit materialistë, ka të bëjë me monitorimin se sa larg janë drejt qëllimi të tyre për tu bërë të pasur, pohojnë kërkuesit.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 11:45