Xhinset e
ngushta mund të dëmtojnë seriozisht
muskujt dhe
nervat tuaja, paralajmërojnë
doktorët. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë
xhinset e
ngushta për të patur mundësi për lehtësim.
Këto lloj xhinsesh kanë qënë në modë për shumë vite, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të dëmtojnë
muskujt dhe
nervat e këmbëve.
“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.
Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj.
Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku
doktorët i prenë
xhinset dhe panë se
muskujt e saj dhe
nervat ishin dëmtuar.
Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp
nervat. Pasi i prenë
xhinset doktorët,
muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.
Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të
ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe
xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.
Shtuar më 05/08/2019,
ora 12:44