Bilanc tragjik, 44 viktima nga bombardimet ruse në Dnipro, mes tyre katër të mitur

Autoritetet në Ukrainë njoftuan se 22 persona rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e një pallati të bombarduar nga një raketë ruse në qytetin Dnipro të shtunën, ku mbetën të paktën 44 persona të vrarë.

Presidenca ukrainase theksoi se trupi i një djali u gjet në rrënoja mëngjesin e sotëm. Në këtë fazë ” 39 persona janë shpëtuar (përfshirë 6 fëmijë), 44 persona janë vrarë, përfshirë 4 fëmijë dhe 79 persona janë plagosur (përfshirë 16 fëmijë) “, thanë sot shpëtimtarët ukrainas në të dhënat e tyre të fundit.

Lajmi u konfirmua gjithashtu edhe nga kryetari i bashkisë së Dnipro, Boris Filatov, i cili konfirmoi nëpëmjet një postim në Facebook vdekjen e 44 persobave.

Bombardimi i pallatit është cilësuar si një nga më vdekjeprurësit për civilët ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2021.

Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për trupa të tjerë nën rrënoja. “ Në kërkim janë 22 persona ”, raportuan autoritetet mëngjesin e sotëm në Telegram.

Të shtunën, një raketë ruse goditi një kompleks banimi në Dnipro, duke shkatërruar “më shumë se 200 apartamente”, sipas Kirill Tymoshenko, një këshilltar i presidencës ukrainase.

Për më tepër, më herët gjatë ditës së sotme këshilltari i presidencës ukrainase, Oleksiy Arestovych, dha dorëheqjen e tij pas kritikave që mori për të nënkuptuar se një raketë ruse u rrëzua nga Ukraina.

Arestovic njoftoi dorëheqjen e tij përmes Facebook pasi kërkoi falje publike dhe tërhoqi deklaratat që kishte bërë në një postim në Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë shpjeguar se ndërtesa e banimit në Dnipro është goditur nga një raketë ruse Kh-22, të cilën Kievi nuk ka aftësitë për ta rrëzuar./albeu.com/