“Jam pa fjalë!” Clinton shpreh mirënjohje për mikpritjen shqiptare: Do e ruaj si thesar këtë moment, doja gjithmonë të vija

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen që iu bë ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Ai tha se do ta ruajë këtë kujtim si një thesar gjithëjetën e tij, teksa shtoi se ndeshet shpesh me shqiptarë në jetën e tij të përditshme në New York.

“Jam pa fjalë! Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do thoja asgjë. Kryeminsutër ministra, zyrtarë, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh, si po shkon, sepse gjithmonë doja që të vija. Dhe ndjej që edhe pse jam një qytetar privat, pas asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emerër të popullit amerikan.

Për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë dhe kundërshtive tona fetare, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Jam shumë mirënjohes për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë në New York që është vendi me përqednrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë”, tha Clinton.


Shtuar 3.07.2023 19:50