Pse meshkujt rrezikohen më shumë nga diabeti?
Universiteti i Gllasgout në Skoci në kërkimet gjenetike ka vërtetuar dyshimin se trupi i meshkujve preket më shumë se ai i femrave nga diabeti i zhvilluar gjatë jetës, ka bërë të ditur sot grupi i kërkuesve.

Ndryshimi shkaktohet nga mënyra se si secili trup depoziton dhjamin në organizëm, me femrat që shëndoshen më shumë në vidhe e ije dhe meshkujt që shtojnë në zonën rreth stomakut dhe mëlçisë, ku krijohet edhe çrregullimi që shkakton diabetin.

Ndërsa ishte i njohur fakti se meshkujt janë më të predispozuar për t’u prekur nga diabeti jo i trashëguar, grupi i kërkuesve provoi se shtimi i dhjamit në këto zona sensitive dhe rreth muskujve të kësaj zone të trupit, është një prej arsyeve primare që shkaktojnë diabetin. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori