U tha se humbi jetën nën rrënojat e tërmetit, aktorja turke shfaqet më në fund në publik (VIDEO)

Cansu Dere ishte një nga emrat më të përfolur të shtypit turk javës që lamë pas. Sipas një videoje të publikuar në Tik Tok, aktorja e sukesshme turke kishte humbur jetën si pasojë e tërmeti të fuqishëm që goditi vendin me 6 shkurt.

Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga një gazetarja Birsen Altuntas, e cila pohoi se aktorja turke gëzonte shëndet të plotë dhe ishte e angazhuar krahas kolegëve të saj për t’u ardhur në nevojë personave të dëmtuar nga kjo tragjedi kombëtare.Megjithatë fansat vazhduan me aludimet se kishte diçka që nuk shkonte në këtë mes pasi as aktorja, as familjarët e saj nuk po reagonin lidhur me thashethemet që qarkullonin lart e poshtë.

Por, videoja e publikuar së fundmi ka mjaftuar për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve. 42-vjeçarja, e bërë e njohur në vendin tonë me rolet në serialet “Nëna” dhe “Ezel”, është shfaqur së fundmi në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti së bashku me emra të njohur të kinematografisë turke si: Burcu Biricik, Pınar Deniz, Kaan Yıldırım etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by nurmagazin???? (@nurmagazins)


Shtuar 18.02.2023 20:40