Pse këto fruta dhe perime duhet t'i hani me lëvore
Jemi mësuar qëperimet me lëvore ti konsumojmë gjithmonë të qëruara. Por sipas studimeve lëvorja e disa prej tyre shton sasinë e vitaminave, na mbron nga kanceri dhae na shton nivelin e energjisë.

Më poshtë keni disa prej këtyre perimeve dhe frutave:

Kivi- Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. Nëse nuk mund ta hani siç është grijeni në mikser.

Pemët e tharta: Lëvoret e portokallit apo të mandarinës janë antioksidantë të fuqishëm të cilët quhen super flavonoide. Membrana e bardhë përmban dozë të lartë të pektinës, e cila është pejzë që zvogëlon kolesterolin dhe e “popullon” stomakun me baktere “të dobishme”.

Ananasi: Përmban vitaminën C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.

Bananet: Lëvorja e bananes shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për disponim më të mirë. Lëvorja është e mirë edhe për sy ngase përmban antioksiduesin, luteinë.

Lulelakra:Fletët e lulelakrës janë më pak të shijshme, por në to gjenden shumë kalium dhe vitamina C dhe proteina.

Hudhra: Lëvorja e hudhrës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.

Kungulli: Janë të pasur me zink, prandaj janë të shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Patatja: Është e pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C./Albeu.com/

Shtuar më 12/03/2017, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori