Pse kjo është epoka më e lehtë për të kuptuar tradhtinë?
Pëlqej
Prej kohësh jetojmë në epokën e teknologjisë që duket se i bën më të lehta gjërat në një marrëdhënie. Sot nuk është më e nevojshme të presësh me orë të tëra për të parë fytyrën apo për të dëgjuar zërin e njeriut të zemrës.

E dii çfarë tjetër ka të mirë teknologjia?

Sado virtuale të duket, mbetet një mënyrë për të marrë vesh gjëra që ndoshta do të ishte e pamundur të dilnin në dritë pa ndihmën e saj.

Nëse po pyesni “çfarë”, të paktën mos thoni se nuk ju ka shkuar ndonjëherë mendja të kontrolloni telefonin e partnerit, qoftë edhe për të marrë vesh si është emri juaj në listën e kontakteve të tij.

Gjithësesi në këtë artikull do t’ju njohim me shenjat teknologjike që tregojnë se mund të jeni “tjetra”.

Sindroma e “ish- it”

Nëse vëreni se papritur ai fillon të bëjë postime që lidhen me të shkuarën e tij sentimentale, na duhet t’ju tregojmë se kjo nuk është një shenjë e mirë. Mbase personi me të cilin jeni të lidhur është nostalgjik për marrëdhënien e shkuar.

Distaca

Një shenjë tjetër është edhe distanca që ai mund të përpiqet t’ju krijojë në mediat sociale. Dikush që nuk ka gjë për të fshehur nuk e ka problem të ekspozojë të vërtetën shkruan Insider.

Postimet tendencioze

Mesazhet e koduara apo postimet tendencioze gjithashtu nuk janë një shenjë e mirë. Ju nuk mund ta dini asnjëherë me siguri të plotë se kujt i dedikohen.
Shtuar më 18/07/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori