Pse karrota është magjike për zhdukjen e rrudhave
Karrota ndihmon rigjenerimin e lëkurës pasi ndikon në stimulimin e qelizave.

Për të përgatitur një maskë të mirë mjafton të keni në shtëpinë tuaj çdo lloj karrote dhe do të shihni se ajo do të jetë një produkt shumë i thjeshtë për t’u përgatitur.

Pas kësaj, i prisni në copa dhe kalojini në mikser derisa të keni një pure pothuajse të lëngshme. Përbërës tjetër i rëndësishëm në këtë proces është shtimi i mjaltit, ku nga pureja e dy karrotave nevojiten dy lugë mjaltë.Mjalti është një produkt shumë i mirë ushqyes, i pasur më lëndë ushqyese dhe mbi të gjitha krejtësisht natyrshëm.

Kështu, hidhni mjaltin që ju duhet te pureja e karrotave dhe me një lugë druri përziejeni derisa të keni një masë kompakte.

Kur maska të jetë gati, përhapeni në të gjithë fytyrën tuaj, por jo në afërsi të syve, dhe e lini të veprojë për një orë. Lejojani vetës këtë pushim të shkurtër dhe relaksohuni me këtë shpikje kundër rrudhave.

Kur ju ta mendoni të arsyeshme pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e fshini me një peshqir të butë.
Shtuar më 16/08/2018, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori