Pse fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë?
Fibrat duhet të jenë pjesë përbërëse e dietës së secilit prej nesh. Jo vetëm që ato na ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës por njëkohësisht reduktojnë rrezikun e disa sëmundjeve kronike.

Një diet e pasur me fibra ndimon në:

Uljen e nivelit të kolesterolit

Përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak

Reduktimin e rrezikunt të kancerit të zorrës së trashë

Reduktimin e rrezikutzhvillimit të sëmundjeve të zemrës

Reduktimin e rrezikutzhvillimit të diabetit dhe obezitëtit

Reduktimin e problemeve të hemoroideve dhe jashtëqitjes.

Cila është forma më e mirë e marrjes së fibrave?

Forma më e mirë e marrjes së fibrave është nga një diet e shëndetshme, burime të rëndësishme janë:

Drithërat: gruri, krundet, tërshëra, orizi kaf, cerealet.

Bishtajoret: fasulet, thjerrëzat, bishtajat, bizelet e thata.

Frutat: molët, manaferra, portokallet, dardhët, bananet, etj.

Perimet: lakrat, brokolit, kungulli, patatet, patatet e ëmbla, spinaqi etj.

Nëse dieta juaj nuk ofron sasinë e nevojshme të frutave atëher mjeku mund t’ju rekomandoj marrjen e suplementeve për të plotësuar këtë mangësi. Duhet të dini se një mashkull ka nevojë për 38 gram fibra në ditë dhe një femër për 25 gram fibra në ditë./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori