Pse femrat qajnë më shumë?
Femrat janë ato që qajnë më shumë se meshkujt dhe më gjatë se ta, një sterotip që ekzistonte prej kohësh tashmë është i mbështetur dhe në fakte shkencore.

Sipas një studimi të kryer është vertetuar se femrat janë më qaramane se meshkujt, ajo që ndikon në këtë fakt është prania e kushteve sociale dhe diferenca hormonale.

Studiuesit thonë se femrat qajnë nga 30 deri në 64 herë në vit ndërsa meshkujt qajnë nga 6 deri në 17 herë në vit. E qara te femrat është një proces që zgjat mesatarisht deri në 6 minuta në ndryshim nga meshkujt ku ky procesh është vetëm dy deri në tre minuta.

Drejtuesi i studimit Ad Vingerhoets, mjek në Tilburg, Hollandë, testoi 5 mijë persona në 37 shtete të ndryshme të botës duke i pyetur për gjendjen e tyre emocionale.

“Shpesh meshkujt irritohen nga e qara e një femre dhe përpiqen t’a injorojnë atë. Gabim. Duhet të jeni më të ndjeshëm dhe të mëbshtesni partnerin tuaj në këto momente”, tha mjeku Vingerhoets. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori