Pse duhet të qeshim
E qeshura është një fenomen që shëron shumë sëmundje pa pasur nevojën e përdorimit të medikamenteve. Në momentin e buzëqeshjes ne harrojmë situatën e vështirë ekonomike, një numër problemesh të tjera, si dhe streset e ditës na bëjnë që ne të harrojmë se ekziston brenda nesh fuqia që mund të ndihmojë trupin dhe shpirtin.

Qeshja është i vetmi medikament për të cilin nuk duhet të paguash asgjë dhe ndihmon me të gjitha sëmundjet.

Dëshmia për këtë gjë ekziston edhe në mjekësi, e qeshura përshpejton punën e diafragmës dhe kështu nxit sekrecionet e hormonit të lumturisë, zvogëlon dhimbjen dhe relakson trupin.

E qeshura është një proces i lidhur me ndjenjat e këndshme që kanë një efekt pozitiv në trup, në kundërshtim me gjendjen e stresit. Ajo forcon sistemin imunitar duke ulë lirimin hormonit të stresit.

Përveç kësaj, ajo rrit kapacitetin e mushkërive dhe pasurimin gjakut me oksigjen. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2015, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori