Pse duhet të konsumoni lëng portokalli
Lëngu i portokallit është në krye të listës së lëngjeve më të konsumuara dhe kurative. Sipas studimeve të fundit rezulton se portokalli është një frut i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut.

Ekzistojnë arsye të ndryshme që ju bëjnë të konsumoni lëng portokalli ndër to janë;

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet ta konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Parandalon kancerin e gjirit dhe atë të prostatës.

Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.

Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës.

Nëse jeni shtatzënë duhet ta pini rregullisht këtë lëng. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2016, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori