Raketat ruse godasin Ambasadën gjermane në Kiev

Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, citon agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë ministria e jashtme gjermane.

Nuk është e qartë nëse dikush është vrarë apo plagosur në sulm.

Ministria e Jashtme Gjermane në një postim në Twitter, ka konfirmuar se në godinë nuk ka qenë askush pasi nuk përdorej.

Kujtojmë se një numër i madh raketash goditën qendrën e Kievit herët të hënën, me shpërthimet e para të shënuara në një shesh lojërash dhe pranë Universitetit Kombëtar të Kievit.

Të paktën tetë persona janë konfirmuar se kanë vdekur në sulme, por mendohet se ky numër mund të rritet.


Shtuar 10.10.2022 12:45