Përse ju nevojitet një dush i ngrohtë para gjumit
Një dush i ngrohtë në mëngjes mund t’ju zgjojë nga gjumi dhe rrit kreativitetin, sugjerojnë disa studime. Por, nëse doni të bëni një gjumë më të rehatshëm, larja para se të flini mund të jetë më e dobishme.

Ekspertët thonë se ka të dhëna që tregojnë se dushi në darkë mund t’ju ndihmojë të flini, nëse keni probleme me gjumin.

Truku kryesor është që mos të laheni shumë vonë.

“Nuk duhet të nxehni trupin pak para se të shkoni në shtrat”, thotë dr. Dianne Augelli, Tek Qendra Mjekësore e Gjumit në Nju Jork. Kjo sepse temperatura e trupit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmit kardiak, që përcakton kur duhet të flemë apo zgjohemi. Gjatë ditës, temperatura e trupit rritet në mënyrë natyrale deri pasdite vonë, kur bën kthesë dhe fillon të bjerë.

“Rënia e temperaturës është një shenjë që tregon se ka ardhur orari i gjumit, prandaj, nëse e ndërprisni këtë proces, do ta keni të vështirë të flini”.

Larja herët në mbrëmje i jep trupit mundësinë që të qetësohet dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Është mire që të laheni rreth 2 orë para orarit të gjumit. Kjo sepse gjatë kohës që shtriheni në shtrat, trupi qetësohet, thahet dhe përgatitet për gjumë./Shendeti/
Shtuar më 24/02/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori