Proteinat mund të parandalojnë kancerin
Puna për të zhdukur kancerin apo shkaktarin e tij sa vjen edhe zhvillohet. Kështu shkencëtarët po zhvillojnë një molekulë "të mençur" për t'ia arritur qëllimit.

Shkencëtarët e British Calumbia University kanë studiuar proteinën podocalyksin, e cila është identifikuar si një parashikues i llojit të kancerit të gjirit që zgjerohet edhe në tjera zona në trup.

Ata kanë gjetur se podokalyksina nuk vepron vetëm si një indikator i sëmundjes por po ashtu edhe si një agjent, duke ndryshuar trajtën dhe mënyrën e sjelljes së qelizës tumorale, shkruan Telegraf.

Shkencëtarët shprehen se në të ardhmen shpresojnë që përmes kësaj proteine të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të kancerit. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori