Parfumet janë një nga
produktet kozmetikë më të shitur në të gjithë botën dhe janë projektuar për të stimuluar trurin pozitivisht , por studimet tregojnë se
produktet e parfumuara ndikojnë për keq në shëndetin e njeriut.
Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substance kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë mesazhe trurit.
Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë
dhimbje koke dhe migrenë.
Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj. për të evituar këtë bëni të mundurën që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here.
Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju lind një
dhimbje e tillë
koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje.
Një në 20 persona
mendohet se vuajnë nga alergjia në parfum, ndërsa
mendohet e ky numër do të rritet në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018,
ora 20:12