Produktet ushqimore që ju mbrojnë nga dielli
Pëlqej
Në verë bëhet akoma më e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën, pasi rrezet e diellit nuk të falin dhe mund të shkaktojnë mjaft dëme.

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.

Tashmë është e provuar që ushqimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmonparandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.

Ja cilat janë ushqimet që duhet të hani për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

Salmoni

Sipas studimeve të ndryshme acidet yndyrore të serisë Omega 3 kanë një rol thelbësor në parandalimin e tumoreve të lëkurës. Omega 3, siç është vënë re, gjendet sidomos tek peshqit e mëdhenj, si salmoni apo peshku ton.

Frutat e thata

Siç duket, furtat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes, për të shfrytëzuar efektet gjatë gjithë ditës.

Spinaqi

Vitamina C dhe një tjetër substancë që ndihmonparandalimin e kancerit të lëkurë dhe dëmeve të shkaktuara nga dielli. Dihet që vitamina C ndodhet me shumicë tek agrumet. Por e dimë që portokalli dhe mandarina nuk e kanë tani stinën, por mund të zëvendësohen me fruta dhe perime të ngjyrës portokalli apo të kuqe, si karrota, pjepjri, luleshtrydhja dhe domatja. Por shumë pak njerëz e dinë që spinaqi ka një sasi të madhe të vitaminës C, i duhuri për t’i shtuar pak jeshillëk pjatës tuaj.

Boronicat

Antioksidantët mund të ndihmojnë në përthithjen e radikaleve të lira që veprojnë menjëherë në qelizat e lëkurës dhe ADN, duke shkaktuar plakje të lëkurës dhe melanomë.

Marrja e sasisë së njëjtë të antioksidantëve ndihmonparandalimin e këtyre problemeve. Këto substanca janë në sasi të madhe tek bornociat, por edhe tek fasulet e kuqe, artiçoka, karota dhe vera e kuqe.

Veza

Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.

Domatet

Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.

Të freskëta dhe dietike, janë perfekte për verën, për tu vendosur në sallatë apo brusketa.
Shtuar më 10/08/2017, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori