Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Probleme me sytë? Nëse keni këto shenja, urgjent tek okulisti
Pëlqej
Sa shpesh kujdeseni për shëndetin e syve tuaj?

Me siguri, vetëm atëherë kur duhet të picërroni sytë për të parë televizor apo e gjeni veten duke lexuar aq afër sa hunda ju ka prekur librin.

Por teksa kontrollet vjetore janë të domosdoshme, disa raste specifike kërkojnë vizita urgjente tek okulisti.

Ja cilat janë disa prej tyre:

1.Po shihni rrjeta merimangash ose drita të ngjashme me vetëtimat
Këto simptoma mund të tregojnë se retina dhe enët e gjakut në syrin tuaj mund të jenë çarë.

2.Ju dhembin sytë ose ju djegin

Mund të bëhet fjalë për një inflamacion dhe irritim të thjeshtë, ose edhe për një infeksion që mund të kërkojë kirurgji të syrit.

3.Keni skuqje ose tharje të syrit

Skuqja tregon irritim të syrit edhe prej një faktori të jashtëm mëse të zakonshëm. Por kur ajo shoqërohet me tharje të syrit, do të thotë se trupi tuaj nuk prodhon mjaftueshëm lot për ta mbajtur syrin të hidratuar. Një mjek do të përcaktojë nëse ju duhet diçka më shumë sesa thjesht lot artificialë.

4.Keni një nishan të ri në sy

Nëse e keni pasur gjithnjë nj nishan në sy, okulisti juaj me siguri ju ka vënë në dijeni. Por nëse ju është shfaqur një i ri, duhet të vizitoheni sa më shpejt. Ndonëse juanë raste të rralla, këto nishane mund të shndërrohen në kancerogjene ndaj duhen vëzhguar nga specialistët.

5.Po shihni dyfish

Shikimi i dyfishtë nga të dy sytë, do të thotë se muskujt nuk janë në drejtimin e duhur. Kjo mund të vijë si pasojë e një problemi neurologjik, ndoshta nga një tumor në tru ose një krizë. Shikimi i dyfishtë në vetëm njërin sy, që është më i rrallë, mund të vijë si pasojë e një katarakti ose problemeve me retinën. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori