Masakër në favelat e Rios, 18 të vdekur pas luftës me policinë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Brazil, ku 18 persona kanë humbur jetën pas luftës me policinë.

Bëhet fjalë për një masakër të vërtetë që ndodhi në favelat e Rio de Zhaneiros, pas një operacioni ku u përfshinë 400 efektivë të policisë lokale.

Viktimat ishin 16 anëtarë të bandave të ndryshme, një efektiv dhe një grua, të cilët ndërruan jetë pas operacionit që zgjati disa orë dhe ku u përdor edhe një helikopter.

Në rrjetet sociale qarkulluan video të ndryshme të betejave mes kriminelëve dhe policëve, ndërsa pamjet e banorëve të zonës që largonin trupat e viktimave e shihnin të tmerruar atë që po ndodhte u përhapën me shpejtësi në internet.

Por edhe pse vendasit e quajtën të tmerrshme sjelljen e policisë, autoritetet mbrojtën efektivët, duke thënë se ata u kundërpërgjigjën për shkak se u sulmuan me armatime ushtarake nga bandat e zonës, ndërsa përdorën civilët si mburoje njerëzore.

Policia tha se operacioni i të enjtes nisi në agim dhe përfundoi rreth orës 16:00. Autoritetet shpjeguan se objektivi ishte arrestimi i disa personave me rrezikshmëri të lartë, por ata vendosën të kundërpërgjigjeshin me armë, çka solli edhe përplasjen e dhunshme.