Prekëse: Jetoi vetëm 100 minuta, por u bë hero! (FOTO LAJM)

Gazeta angleze Daily Mirror publikoi historinë e dhuruesit më të vogël të organeve, i cili menjëherë pas publikimit u kthy në heroin e ditës.

Binjaku Teddy Houlston, ndërroi jetë vetëm 100 minuta pas lindjes, ndërsa prindërit e tij vendosën që organet e tij t’i dhurojnë.

"Edhe pse ai nuk jetoi shumë gjatë mes nesh dhe ne e sollëm në jetë duke e ditur se nuk kishte shumë shpresa për të, ne jemi pafund krenarë për heroizmin e tij", tha e ëma Jess Evans nga Cardiffi.

Nëna e tij ishte 9 muajshe shtatzënë me dy binjakë kur i thanë se një nga binjakët që ajo po rriste, vuante një gjendje të rrallë dhe fatale e cila ndalon zhvillimin e trurit të foshnjës.

Por ata kishin vendosur që edhe pse djalin po e humbisnin, do të bënin diçka që jeta e djalit të tyre të kujtohej gjithmonë duke vendosur që valvulat e zemrës dhe veshkat do të dhuroheshin për të shpëtuar jetën e një foshnje tjetër, familja e të cilit nuk kishte mundësi financiare për të kuruar atë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori