Prapa kësaj fotografie fshihet një histori e pabesueshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një nënë ka habitur mjekët kur u zgjua nga një komë 23-ditëshe në momentin kur djali i saj i porsalindur u vendos në krahët e saj.

Amanda di Silva, 28 vjeçe, që vuan nga epilepsia, pati një krizë në javën e 37’të të shtatzënisë, pas një fjalosjeje me burrin e saj.

Të brengosur se kjo krizë mund të mbyste që të dy, nënën dhe fëmijën, mjekët ia bënë asaj një prerje urgjente cezariane. Por, komplikimet filluan menjëherë, duke detyruar mjekët që ta vendosnin atë në komë për ta stabilizuar – përderisa djali i saj i porsalindur u vendos në kujdes intensiv.

Kaluan javë dhe ajo nuk u zgjua nga koma më. Infermierja Fabiola Sa sugjeroi që ta vendosnin djalin në krahët e saj, veprim ky që bëri që rrahjet e saj të zemrës të shpejtoheshin dhe lotët të rridhnin poshtë fytyrës së saj.
Shtuar më 16/10/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori