Praktikon yoga-n në majë të një ndërtese shumëkatëshe, bum kritikash (VIDEO)
Pëlqej
Vendosi jetën në rrezik teksa praktikonte yoga dhe kjo ka ngjallur reagimin e shumë njerëzve, të cilët ju duk e pahijshme ky xhest. Një video e cila tashmë qarkullon në rrjetet sociale, tregon të renë e cila është edhe aktore, duke bërë disa ushtrime në një lartësi ku çdokush do kishte frikë ta shikonte.

Por ajo ka vijuar me mjaft përkushtim të kryejë të gjitha ushtrimet deri në fund, teksa askush nuk e ndalon. Kjo gjë ka ngjallur reagimin e komunitetit të yoga-s, pasi rrezikoi jetën në një ndërtesë shumë katëshe në qytetin e New York-ut.

Aktorja Rachele Broke Smith ka postuar edhe një video duke praktikuar disa yoga të ndryshme të rrezikshme, në një pjesë hekuri të një ndërtese shumëkatëshe. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori