Kush ia nxorri audion? Tha se u shantazhua nga burri i Oltës, “Big Brother” merr vendimin e prerë për Zhaklin Lekatarin

Një audio e opinionistes së “Big Brother”, Zhaklin Lekatari ku tregonte se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit dhe është munduar ta blejë me lek ka bërë namin prej ditës së djeshme në rrjet.

Menjëherë pas kësaj Zhaklin doli në një reagim ku tha se ka përdorur termin e gabuar.

Spektakli i sotëm i BB ka nisur pikërisht me këtë diskutim ku Zhaklin kërkoi falje.Ajo gjithashtu tregoi se audio ka dalë nga një person i saj i besuar, që si duket nuk paska qenë edhe aq i tillë.

Por Arbana tregoi se Big Brother ka marrë një vendim pas kësaj audio.

“Komentet për lojën e Oltës do t’i bëjë vetëm Arbri”, u shpreh Arbana duke shpjeguar se kjo është për hirë të drejtësisë së lojës së banorëve të tjerë./albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 21:26