Pozat e duhura për një shkrepje të bukur (FOTO LAJM)

Me ardhjen e verës dhe sezonit të plazhit, rrjetet sociale kanë nisur që të mbushen me fotografi apo video të njerëzve që ndodhen me pushime.

Sidomos femrat janë ato që publikojnë foto me bikini teksa ndodhen në plazh apo pishina. E teksa mundohen që të zgjedhin pozën e duhur dhe që in nxjerr më bukur, ka nga ata që bëjnë të njëjtat gabime.

Këtu janë 12 gabimet që zakonisht bëjnë femrat teksa pozojnë me bikini në plazh nga “Bright Side”.

-Kur këmbët janë drejt, krijohet imazhi i një këmbe të vetme e të shtrembër. Kur një këmbë mbahet më lart se tjetra, pamja është shumë më e hijshme.

-Kur gjunjët janë drejt me kamerën, trupi duket i shkurtër dhe gjymtyrën në disproporcion. Një kthim në gjysmë harku bën që të tregohen format më mirë.

-Pamja nga lart nuk e jep të saktë strukturën e fytyrës, pasi zhduket qafa dhe çdo gjë duket e rëndë. Fotoja duhet bërë në nivelin e syve dhe qafa duhet të duket qartë.

-Fokusohuni te fytyra. I njëjti pozicion mund të duket keq kur fotoja nuk fokusohet te fytyra.

-Kur mjekra është shumë afër me ujin, qafa zhduket dhe proporcionet e fytyrës nuk duken qartë. Mjekra duhet të rrijë të paktën 10 deri në 15 centimetra jashtë ujit.

-Në gjunjë. Kjo pozë mund të bëjë të zhduket beli dhe pjesa e poshtme e këmbëve. Kthimi i këmbëve me gjysmë rrotullim tregon të gjitha format.

-Pozicioni ushtarak. Fotoja e parë e tregon trupin me kënde e cepa, dhe gjunjët zhduken fare. Duke u kthyer pak vihen në pah format, dhe këmbët duken më të gjata e më të dobëta.

-Këmbët të drejtuara nga kamera. Ky pozicion bën që këmbët të duken të shkurtra. Sërish, një kthim pak anash do t’ju nxjerrë më mirë.

-Pozicionet ulur rrallë do të duken mirë. Pozicion gjysmë shtrirë është gjithnjë më i duhur për foto plazhi.

-Sa më afër gjoksit të jenë këmbët, aq më shumë e prishin imazhin e trupit. Pozicioni gjysmë shtrirë është i duhuri për një pozë elegante.

-Mos mbështetni nëpër objekte. Kur mbështetni kokën te dora, dukeni të lodhur. Por nëse mbani trupin te pesha e dorës, në pozicion gjysmë-shtrirë, me gjunjët bashkuar e njërin krah pak të përkulur, poza nis të duket më e hijshme.

-Kujdes me pozicionin. Pozicioni i gabuar bën që të duket barku i dhjamur dhe qafa e zhdukur. Mjafton të drejtoni shpinën, pa u kërrusur, dhe pamja do të jetë më elegante. Kjo vlen jo vetëm për në foto.

Shtuar më 27/06/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori