Polonia zgjedh deputetin e parë transeksual
Parlamenti polak i ka hapur dyert pjesëtarit të parë transeksual, pas zgjedhjeve të fundit në këtë vend. Ana Grozdka, e cila ka lindur femër po i është nënshtruar ndërhyrjes së ndryshimit të seksit, bëhet kështu e para deputete transeksuale në Europë, shkruan Gazeta Shekulli.

Sipas medieve, zgjedhja e Grodzka-s reflekton një ndryshim të thellë social në shoqërinë tradicionale të katolicizmit roman në Poloni.

Ana u fut krenare në sallën e Asamblesë dhe u ul në krah të Robert Biedron, homoseksuali i parë polak që është zgjedhur deputet.

Ajo është anëtare e lëvizjes progresiste Polikot, e cila u rendit e treta në zgjedhjet e 9 tetorit dhe kundërshton me forcë influencën e kishës në jetën politike, mbështet të drejtat e komunitetit gej dhe çështjen e abortit.

”Ata donin një Poloni moderne, një Polonihapur ndaj variacionit, një Poloni ku të gjithë njerëzit të ndiheshin mirë pavarësisht ndryshimeve nga njëri-tjetri. Nuk mund t’i zhgënjej pritshmëritë e tyre”, tha ajo.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 9 tetorit është i shtati që prej rënies së komunizmit në Poloni. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori