Ronaldo i fiksuar për t’u larguar, United gjen një zëvendësues

Benjamin Sesko, sulmuesi i Salzburg, është i zgjedhuri nga Manchester United për të përforcuar sulmin, në një repart që vetëm Martial ka mbetur fiks, ndërsa Ronaldo po pret nga momenti në moment largimin për këtë sezon, qoftë edhe në formë huazimi.

“Djajtë e Kuq” mësohet se kanë avancuar në bisedimet me sulmuesin dhe tanimë pritet  që gjithçka të bëhet zyrtare.

Sipas Manchester Evening Neës, John Murtough, drejtori i klubi do të takohet me agjentin e sulmuesit, për të diskuar transferimin.

Sesko ka një kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2026, gjithësesi mbetet një objektiv i rëndëishëm për klubin anglez, pasi nuk mund të nënshkruajnë me Antony nga Ajax për shkak të çmimit të lartë, 80 milion euro./albeu.com