“Ma hiq babin se po më streson”, vajza e Ardit Gjebreas tregon ç’ndodhi në sheshxhirim (FOTO LAJM)

Anna Gjebrea do tëpërfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision 2021”. E ftuar tek “Rudina” ka folur rreth kësaj eksperience duke treguar edhe se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimit të këngës “Stand by you”.

Ana tregoi se prania e Gjebreas ishte një suport i jashtëzakonshëm, por edhe kritiku i saj më i madh pasi kërkon perfeksionin.

“Do them të vërtetën mami nuk ishte problem fare, babi arriti një pjesë që duhet t’i thoja regjisorit ma hiq babin se po më bën stres.
Te skena që është djali ku unë i hedhin librat, babi nuk e pëlqeu se si po e bëja unë por ma tha aq shumë herë sa po më bënte presion psikologjik. Ndaj u detyrova t’i thoja regjisorit të lutem ma hiq babin, nuk e di çfarë bëri por ja doli”, tha duke qeshur Ana.


Shtuar 2.11.2021 13:45