Po zbulohet ilaçi që ndalon alkoolin
Kërkuesit e Universitetit të Jelit në SHBA janë duke testuar një ilaç që do e pengojë alkoolin që të dehë njerëzit.
Ata besojnë se ilaçi Iomazenil, i marrë përpara pijes, mund të ulë efektet negative të alkoolit në tru.

Testimet në një simulator do të përcaktojnë nëse ilaçi i bën pijanecët më të sigurt në timon.

Rezultatet e një studimi pilot kanë zbuluar se ata që marrin Iomazenil përpara pijes, frenojnë më shpejt dhe nuk futen në korsitë e gabuara.

Por kërkuesit e Universitetit të Jelit në SHBA nuk duan të krijojnë një ilaç që thjesht do u mundësojë njerëzve të pinë sa më shumë. Ata thonë se qëllimi është të shpëtojnë jetë njerëzish.
Shtuar më 14/05/2012, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori