Plagosja e Ines Hajrullasë, ja sa vite burg kërkon për të përfshirët në ngjarje

Prokuroria e Vlorës jep pretencën për grupin e përfshirë në ngjarjen e 10 majit 2019 në zonën e quajtur Uji i Ftohtë në Vlorë, ku mbeti i plagosur Ines Hajrulla.

Në pretencën e saj prokurorja Elona Alvura ka kërkuar 35 vite burg për Daut Elmazin, Igli Memën dhe Gentian Dautin. Ndërsa nga 30 vjet burg është kërkuar nga për Serxho  Ademin dhe Albano Goxhajn.

Ndërkohë, i përfshirë në këtë ngjarje është edhe Fatmir Hyseni, i shpallur në kërkim.Për këtë të fundit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Ngjarja ku u qëllua në drejtim të Ines Hajrulla ndodhi në maj të vitit 2019 në zonën e Lungomares në Vlorë.

Në këtë ngjarje u plagos rastësisht një tjetër shtetas, punonjes i bashkisë së Vlorës. Pritet tashmë të shprehet gjykata e Vlorës për këtë çështje dhe nëse do të konfirmoje apo jo vendimin pas kërkesës së prokurorisë.