Oferta e Bayernit për Callum Hudson-Odoi, Chelsea i thotë “JO”

Bayern Munich nuk e kanë të lehtë të bëjnë pazare me Chelsea.

Kampionët e Evropës po synojnë kartonin e Callum Hudson-Odoi, por te Chelsea janë të vendosur të mos e lirojnë lojtarin.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, Bayern kanë nisur një ofertë që përfshinë huazimin, dhe opsionin për blerje me 70 milionë funte.

Kjo ofertë është refuzuar nga Chelsea.

‘Blutë’ kërkojnë obligimin për blerje si dhe një ofertë më serioze nga bavarezët.


Shtuar 3.10.2020 19:32