Përplasen dy automjete në Peshkopi, niset me urgjencë në spital shoferi (FOTO LAJM)

Një motoçikletë dhe një makinë janë përplasur me njëra tjetrën mesditën e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Maqellares. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin duke u përplasur me pjesën anësore të automjetit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit Ergys Hyseni i cili po merr ndihmën mjekësore pranë spitalit rajonal të Peshkopisë.


Shtuar 9.07.2020 13:17