Pijet e duhura për të rifituar energji
Lodhja është ajo që merrni si shpërblim nga mesi i ditës. Shpesh ne priremi që për këtë të përdorim kafe apo pije të tjera të gazuara për të rikuperuar energjitë, dhe pse nuk e dimë se nuk është mënyra e duhur. Pijet e duhura që ne na ndihmojnë për të rifituar energjitë janë kryesisht me përbërje natyrale dhe të shëndetshme për trupin tonë.

Uji me aromë, është një mënyrë e mirë që organizmi të funksionojë normalisht, e nëse ju është mërzitur uji i thjeshtë, freskojeni me bimë të freskëta apo me agrume.

Çaji i ftohtë nga menta është një pije freskuese, që ndihmon lukthit dhe ndihmon në largimin e ushqimit të dëmshëm që e keni ngrënë do ta largojë shpejtë.

Çokollata e zezë, ju ndihmon të humbni në peshë sepse zvogëlon oreksin. Kjo përzierje përmban rreth 400 kalori, prandaj provojeni si kafjall, që t’ju mbajë të ngopur.

Çaji i gjelbër, ul rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit si dhe nga sëmundjet e zemrës, çaji i gjelbër, sipas shumë studimeve dhe hulumtimeve të bëra, përmban antioksiduesit të cilët edhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe në shkrirjen e dhjamit. Kjo e bën këtë çaj edhe aleat ideal për humbje në peshë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori