Si t'i përgtisni petullat Berlina?
Pëlqej
Petulla Berlina, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nga tradita jonë.

Përbërësit: 500 gr miell, 40 gr tharmë, 125 ml qumësht, 100 gr sheqer, 100 gr margarinë, 1 vezë, yndyrë për pjekje.

Përgatitja:

Në fillim hedhim miellin në një enë, më pas shtojmë tharmin e bukës dhy e zbusim me qumësht të vakët.

Rreth miellit hedhim sheqer,pak kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.

Më pas, të gjithë përbërësit i përziejmë së bashku. Ngadalë shtojmë edhe vezën dhe vazhdojmë të përziejmë brumin derisa ky i fundit të ndahet nga ena.
Psataj e mbulojmë dhe e lemë 30 minuta të vijë.

Brumin e ardhur e hedhim mbi tryezë dhe e hapim me një petë me trashësi 2 cm. P

astaj me anë të një gote e presim petën në rrathë. Më pas shtrohet miell, vendosen petullat e ndara dhe lihen të vijnë sërish 15-20 minuta.

Në fund i skuqim në tigan./albeu.com/
Shtuar më 27/05/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori