Personat me shumë nishane në një krah të rrezikuar nga kanceri
Personat të cilët kanë më shumë se 11 nishane në një krah janë dhe më të rrezikuarit ndaj kancerit të lëkurës apo melanomës.

Ekspertët kanë vënë re se numërimi i nishaneve në krahun e djathtë mund të përbëjë një tregues të mirë për numrin e plotë të tyre në të gjithë trupin dhe nëse ky i fundit është mbi 100, atëherë rreziku ndaj sëmundjes frikësuese është 5 herë më i lartë se normalja.

Studimi i publikuar nga revista britanike e dermatologjisë, përdor të dhënat e përftuara nga mbikqyrja e mbi 3.000 binjakëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku melanoma prek më shumë se 13.000 persona çdo vit. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2015, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori