Përse xhinset duhen futur në frigorifer
Xhinset janë në garderobën e kujdo prej nesh. Pothuajse është gati e pamundur të gjesh një njeri që nuk ka në garderobën e tij xhinse.

Por shumë pak e dinë se xhinset duhen larë shumë rrallë. Sipas staistikave 90% xhinseve që ne lajmë nuk janë të pista.

Këshillohen që xhinset të lahen rrallë në mënyrë që atyre mos t’u ikë shkëlqimi dhe të ruani dhe ngjyrën.

Së pari larja e shpeshtë e xhinseve largon bojën. Kurse larja e tyre në temperatura të larta nxisin tkurrjen dhe sa më shumë t’i lani aq më shumë do vjetërohen xhinset tuaja.

Ndaj lajini sa më rrallë të jetë e mundur, sepse në këtë mënyrë ruani ngjyrën e tyre. Disa këshillojnë se xhinset duhet të palosen dhe të futen në frigorifer për disa orë dhe më pas do të duken si të lara.

Kujtojmë këtu se xhinset u krijuan për kaubojsat dhe punëtorët, të cilët nuk ishin shumë të fiksuar për pastërtinë.


Shtuar më 22/11/2019, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori