Përse mund t’ju ketë dalë byc në sy
Kur të shfaqet një xhungë e vogël në lëkurë, e kupton lehtësisht kur është puçërr. Por kur të shfaqet në sy? Nëse ju ënjtet dhe skuqet pjesa e qepallës, shkaku mund të jetë një infeksion bakterial i syve, njohur ndryshe si byc. Edhe pse shfaqet në qepalla dhe shkakton skuqje dhe irritim të lëkurës, përgjithësisht nuk shkakton probleme me shikimin.

Ashtu si pjesa tjetër e lëkurës, edhe qepallat kanë gjëndra dhjamore, dhe nëse njëra nga këto gjëndra infektohet (zakonisht nga bakteri stafilokokus), mund të shfaqet byci, që shkakton dhimbje dhe irritim të syrit.

Nga shkaktohen?

Dermatologët thonë se këto infeksione në sy shkaktohen zakonisht nga higjiena jo e mirë, si:

Prekja e syve pa larë duart;

Vendosja e lenteve të kontaktit pa i dezinfektuar më parë;

Mbajtja e make-up gjatë gjithë natës ndërsa flini;

Përdorimi i një make-up të vjetruar

Gjithashtu, nëse vuani nga gjendje të tilla si blefariti (inflamacion kronik i qepallave) ose rosacea (qës shkakton skuqje të lëkurës), jeni më të rrezikuar që të zhvilloni byc në sy shkruan gazetashendeti.

Trajtimi

Nuk duhet në asnjë moment që të përpiqni ta shtrydhni me duar pasi infeksioni vetëm sa do të përhapet. Bycet zakonisht shërohen vetvetiu dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim special.
Shtuar më 20/03/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori