Përse duhet të zgjohemi herët në mëngjes dhe çfarë duhet të bëjmë pasi hapim sytë
Të gjithëve na ka ndodhur të zgjodhemi në mes të paradites, ndërsa ndjenja e parë është ajo e fajit. Ju presin shumë punë për të bërë, por tani dita juaj është shumë e shkurtër pasi nuk ju ka mbetur shumë kohë. Hal Elrod në librin e tij “Mëngjesi i mrekullive” shpjegon të mirat e zgjimit herët, ndërsa jep një gudië se si mund ta realizoni këtë.

Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mospërmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është: A dëshironi të zgjoheni sërisht pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat?

“Faleminderit, por jo!”.

Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: zgjohuni herët!

Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6, por në çfarëdolloj ore, që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’.

Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:

1.Mos mendoni për asgjë tjetër dhe …përqëndrohuni.
Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace and Calm).

Teknika e thjeshta që sugjerohen:

Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt

Mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush

Përqëndrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor

Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqëndruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetër

Nëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqëndroheni tek frymëmarrja.

Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërisht sytë.

2.Shkruani (10 minuta)
Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatavee, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi. Si përshembull ju mund të shkruani:

Shkruani tre gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses.

Shkruani mendimet e momentit

Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës

Shënoni një citim apo një shprehje që ju motivon e doni ta memorizoni

Ruani kujtimin e diçkaje që keni mësuar apo realizuar

Në fillim shkruani në një ditar komplet të bardhë, ndërsa më tutje mund të krijoni një ditar të personalizuar me një strukturë pyetjesh dhe informacionesh sipas preferencës.

Përfitimet: Do të ndiheni më të qetë dhe të përqëndruar. Do të bëni një përmbledhje të progreseve tuaja dhe të gjërave pozitive që ju ndodhin në jetën e përditshme.

3.Memorizimi i objektivave (10 minuta)
Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtasni tre, sipas dëshirës.

Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.

Vizualizimi: kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.

Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.

Përfitimet: është karikuese dhe motivuese për ditën. Ndihmon në kujtesën e gjërave që duhet të bëni, motivet përse dhe sesi duhet t’i arrini në praktikë.

4.Lëvizni vendit (1 sekond ose një orë e gjysmë)
Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar

Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta

Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni yoga.

Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

5.Lexoni (20 minuta)
Librat janë një burim dije të pashtershme. Çfarëdo objektivi që të keni, qoftë vrapimi në një maratonë, të beheni të pasur, të udhëtoni përreth botës, librat janë ata që mund të na shërbejnë më shumë për gjithçka.

Leximi për të paktën 20 minuta në mëngjes nënkupton përthithjen e informacioneve dhe dijeve që mund t’i praktikoni menjëherë për të arritur objektivat tuaja. Bëni përmbledhje për librat që ju kanë shërbyer më shumë dhe nisni të lexoni libra këshillues, produktiv dhe motivues.

Përfitimet: Persë të mos përfitosh nga eksperiencat e të tjerëve? Përfitoni shumë në pak kohë. Do të ndiheni mjaft të pasur si individë. Dhe nëse u thoni dhe të tjerëve çfarë keni mësuar, mund t’i ndihmoni dhe ata. 6. Bëni një bilanc personal Bëni gjithmonë një bilanc të arritjeve tuaja duke inkurajuar veten dhe për arritje të tjera, gjithnjë e më të mëdha. Me vendosmëri dhe motivim mund të arrini më të mirën tuaj, çdo ditë, çdo minutë.
Shtuar më 21/05/2020, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori