Përse duhet ta kontrolloni 1 herë në muaj dollapin e ushqimeve
Shkaku? Harresa

Për hir të së vërtetës është e pamundur të mësosh përmendësh të gjitha datat e skadimitushqimeve dhe ilaçeve që mbajmë në dollap. Dhe kontrolli i vazhdueshëm i tyre kërkon pak kohë, shpesh duke na larguar nga aktivitetet më interesante të ditës. Por si shumë gjëra të tjera, edhe kjo punë duhet bërë.

Cilat duhen kontrolluar më shpesh?

Ilaçet
Erëzat
Drithërat
Produktet e bukurisë
Çfarë duhet të bëni:

Kontrolloni rregullisht frigoriferin dhe dollapët tuaj, duke kontrolluar veçanërisht datat e skadimit të produkteve. Ju duhet ta bëni këtë të paktën një herë në muaj. Paketimet e hapura prej kohësh apo ato që janë çarë diku, bëni mirë t’i hidhni.

Nga inspektime të tilla mund t’i hapni rrugë ushqimeve të reja, më të freskëta dhe me më shumë vlera ushqyese.
Shtuar më 16/12/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori