Dhunonin familjarët, arrestohen dy vëllezërit në Pogradec

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Pogradec, pasi kanë dhunuar nënën e tyre dhe vëllain tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, njofton polica./albeu.com


Shtuar 29.10.2022 13:29