Përgatisni veten para një interviste pune
Shumë të papunë çdo ditë përballen me tregun e punës. Sigurimi i një vendi pune varet “vetëm” nga intervista e punës. Një intervistë e suksesshme do të thotë “detyrim” për punëdhënësin që t’ju punësojë. Gjëja e parë që duhet bërë, është të njiheni me një person të brendshëm. Punonjësit mund t’ju krijojnë një ide se si funksionojnë në të vërtetë punët në kompani dhe se a është vërtet një vend i duhur për ju.

Nëse e përmendni këtë fakt në takimin tuaj gjatë intervistës, atëherë keni për të lënë përshtypje si një njeri i cili e merr seriozisht punën. Tregojuni intervistuesve që ju jeni i familjarizuar me kulturën e tyre të punës dhe se ju jeni një gjetje e mirë për ta. Ata duan të krijojnë besim, kështu që duhet t’u tregoni që ju keni vlera të përshtatshme me grupin e tyre. Krijoni një listë me fraza që spikasin.

Krijoni një liste me fjali të shkurtra të cilat theksojnë cilësitë tuaja më të mira. Sigurohuni që t’i shprehni këto fraza gjatë intervistës në mënyrë që të tregoni më të mirën tuaj. Ushtrohuni mbi përgjigjet që u duhen dhënë pyetjeve si: “Çfarë dini të bëni më mirë?”, “Cilat janë pikat tuaja të dobëta?”, “Çfarë objektivash keni arritur?”, “Pse duhet t’ju zgjedhim ju për këtë pozicion?” Ndoshta nuk do t’ju bëhen këto pyetje, por do të ndiheni më të sigurtë nëse përgjigjet i keni përgatitur përpara.

Asnjëherë intervistat e punës nuk janë të ngjashme 100%, por kanë disa karakteristika të përbashkëta. Një intervistë pune mbetet gjithmonë një ftesë nga punëdhënësi juaj i mundshëm, i cili ka interes t’ju njohë e vlerësojë, nga ana personale dhe profesionale. Nuk jeni duke u marrë në pyetje nga policia dhe as ju kanë ngritur në mësim.

Kini gjithmonë gati përgjigjet për pyetjet e zakonshme: zakonisht janë ato qe kanë të bëjnë me motivimin e personelit. “Përse dëshironi të punoni këtu?” Bëj gati edhe përgjigjet për pyetjet më pak të rëndësishme. “Cili është aktiviteti që keni menaxhuar me më pak sukses dhe pse?” Studiojeni mirë website-in e kompanisë për të kuptuar sa më mirë politikat e tyre: ato detaje mund t’ju ndihmojnë të hyni menjëherë në sintoni me kompaninë. Përdorimi i të njëjtës gjuhë apo mundësia për të folur për gjëra të përbashkëta si p.sh., një event në të cilin kompania ka marrë pjesë kohët e fundit etj. Duke treguar afërsi me kompaninë, transmetoni më shumë dëshirë për t’u bërë pjesë e asaj kompanie shkruan Informacioni.

Kujdes me kontradiktat: me shumë siguri intervista e punës nuk do të jetë vetëm një, ndoshta do të jenë të paktën dy takime, edhe me persona të ndryshëm. Brenda të njëjtës intervistë, mund t’ju bëjnë disa pyetje për të njëjtin argument. Duhet të jeni gjithmonë koherentë me sa keni shkruar në CV dhe të tregoni gjithmonë të njëjtin version, edhe në takime të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori