Shumë njerëz e duan shijen e thartë të
limonit në ushqimet e tyre. Por, e keni menduar ndonjëherë se ju mund të përdorni këtë lëng limoni në një mënyrë më të mirë se kjo?
Ka përfitime të mëdha nga
konsumimi i lëngut të
limonit dhe
ujit në jetën e përditshme. Limoni nuk kushton shumë, është i përballueshëm nga të gjithë dhe shumë i njohur për përdorimin e tij në kuzhinë dhe mjekësi.
Lëngu i
limonit ka 5 për qind acid citrik që i jep një shije të thartë atij. Ai është një burim i pasur i vitaminës C. Përmban gjithashtu vitaminën B, riboflavin, dhe minerale si kalciumi, fosfori, magnezi, dhe gjithashtu proteina dhe karbohidrate.
Uji me
limon është një pije e shëndetshme, veçanërisht nëse merret në mëngjes.
Konsumimi ditor i
ujit me
limon ka dobi të mëdha shëndetësore pasi është i mirë për stomakun, lëkurën, dhëmbët, kuron infeksionet e fytit, ndihmon rënien nga pesha, kontrollon presionin e lartë të gjakut, përmirëson frymëmarrjen, ul temperaturën, pastron gjakun dhe është i mirë për trajtimin e reumatizmit. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2011,
ora 12:00