Futbollistit të Kukësit i grabisin shtëpinë në Tiranë (FOTO LAJM)

Luka Milunovic i kanë grabitur shtëpinë, ndërkohë që lojtari ishte në stërvitje me skuadrën.

Futbollistit serb grabitësit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë, ngjarje kjo që ka tronditur lojtarin Milunovic.

Me anë disa fotove të postuara në Instagram, Milunoviç tregon se grabitësit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, duke thyer xhamat, ndërsa ka treguar se i kanë marrë para dhe sende personale.


Shtuar 12.02.2022 16:37