S’ka qetësi te Partizani, Ilir Daja përjashton lojtarin e afruar me bujë

Partizani nuk është në ujëra të qeta për sfidën derbi me Tiranën.

Të kuqtë vijnë nga humbja 2-1 me Kukësin, ndërsa të enjte në 19:45 në “Air Albania” luajnë derbin e kryeqytetit me bardheblutë e Shehit.

Shtypi i shkruar bën me dije se Dean Liço, mesfushori i kuq ka pasur një zënkë me trajnerin Daja.

Duket se tekniku nuk ia ka përtuar djaloshit, duke e përjashtuar nga ekipi I parë. Gjithçka ka ndodhur para sfidës me Kukësin.

21 vjeçari u afrua në verë nga Ascoli në Serinë B, duke mos luajtur thuajse në asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni në Superligë.

Prej ditësh Liço mungon në ekip, teksa nuk ka asnjë dëmtim apo gjendje gripale. Duket se mungesa e minutave dhe tonet e larta karshi Dajës kanë sjellë përjashtimin e lojtarit mesfushor.


Shtuar 21.12.2021 17:39