Liverpool i mjaftohet një goli për të marrë momentalisht vendin e parë (VIDEO)

Liverpool ka fituar jashtë në fushën e Newcastle me rezultatin minimal 0-1.

Një ndeshje totalishtë e dominuar nga ekipi i Klopp edhe pse kanë mundur të shënojnë vetëm një gol. Në minutën e 19-të, Diogo Jota asistoi për Keita dhe ky i fundit nuk mund të gabonte.

Kaq ka mjaftuar, vetëm një gol në pjesën e parë për të fituar ndeshjen dhe për të marrë tre pikë me shumë vlerë. Tashmë Liverpool ndodhet momentalisht në vendin e parë në kuotën e 82 pikëve, ndërsa Manchester City aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 80 pikë, ku në orë 18:30 do të luajë ndaj Leeds në shtëpinë e këtyre të fundit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 15:34