Përdorimet e llumit të kafesë
Ndoshta nuk e keni ditur por llumi i kafesë mund të përdoret për disa gjëra që ndoshta as ju ka shkuar ndonjëherë në mendje.

Freskues i ambientit
Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të shportës së mbeturinave.

Mjet për pastrim
Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

Maska për flokë
Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Maske
Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit. Patjetër duhet ta provoni!

Vëreni pasi t’ju kenë pickuar insektet
Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori