I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, bie në pranga i riu në Durrës (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një të ri në Durrës, i cili ishte në kërkim policor dhe ishte i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 4.11.2021 08:59