Basha feston sot ditëlindjen, Vangjeli: Piter Pani që nuk mësoi të fluturojë kurrë

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, feston sot 49 vjetorin e tij të lindjes.

Me rastin e ditëlindjes së ish kryedemokratit Basha, opinionisti Lorenc Vangjeli bëri një urim pak sa pikant dhe ironizues ndaj Bashës.

“Politikisht do i uroja të arrinte të thinjej në politikë. Basha vazhdon të mbajë pantallona të shkurtra. Dhe vazhdon të jetë i vogli në politikë. Piter Pani që s’fluturoi kurrë. Komplotistët janë të përbërë kryesisht nga ata që i mbajnë fanellën e kësaj partie”, tha Vangjeli në emisionin Kontrast në Report TV.


Shtuar 12.06.2023 15:23