Gjeologu që parashikoi katastrofën në Turqi, paralajmëron sërish: Brenda 4 ditësh një tjetër tërmet i fortë do të godasë

Gjeologu Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi tre ditë para se të ndodhte tërmetin apkaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

Duke u bazuar sërish tek gjeometria hënore ashu si dhe para një jave, Hoogerbeets parashikon se një tjetër tërmet i fortë do të godasë sërish zonën në afërsi të turqisë dhe Sirisë.

Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, ka shkruar Hoogerbeets në Twitter.

Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me nagnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.

Sipas raporteve deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 20 mijë persona, ndërkohë që shumë të tjerë janë në  rrënoja të cilët presin të nxirren nga ekipet e shpëtimit.


Shtuar 9.02.2023 21:53