Për të gjitha vajzat që duan të duken të gjata, kjo është zgjidhja
Një problem i madh me vajzat që nuk jaën shumë të gjata është mënyra sesi i zgjedhin xhinset.

Nëse doni që të doni të dukeni më e gjatë seç jeni bëni kujdes me këto pesë detaje sipas stilistëve të fasmhëm:

1.Zgjidh të ngushtat
Ekspertët e modës pajtohen të gjithë me mendimin se stili i xhinseve të ngushta nuk duhet konsideruar jashtë mode për vajzat me trup të imët. Kjo për arsye se këto modele kanë tendencë t’i tregojnë këmbët më të gjata: "Qëllimi është që t'i bëjnë këmbë të duken më të gjata, aq sa është e mundur", - shpjegon stilistja Nicole Ëinston nga “Take One Thing Off.”

2.... ose të drejtat
Stilistja e të famshmëve Jeni Elizabeth nënvizon: "Gjithmonë zgjidhni model të ngushtë. Nuk është shumë e nevojshme marka. Të ngushta ose të drejta janë zgjedhja e duhur për të dhënë iluzionin e gjatësisë.”

3.Kombinoji me këpucë nude
Takat janë të preferuara. "Vish këpucë nude ose sandale." Jeni Elizabeth shpjegon: "E zgjatin këmbën në mënyrë drastike."

4.Jo të prera dhe as të përthyera
"Mos i shkatërroni xhinset dhe mos i dëmtoni” - paralajmëron Nicole Ëinston dhe Jeni Elizabeth konfirmon: "Asnjëherë mos i pritni dhe as përthyeni. KJo është një mënyrë që shkurton gjatësinë.”

5.Jo vija
Xhinset që kanë vija në xhepa nuk janë të këshilluara për vajzat shtatshkurtër: "Edhe xhinset që janë të zbardhura para kanë tendencë të të tregojnë më të shkurtër”, – shpjegon Nicole. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori